Ndërlidhjet

UASHINGTON


Senatori demokrat Barack Obama tha se rritja e numrit të trupave nër Irak për 15 apo 20 mijë nuk do të shënojë ndryshime. Ai i bëri këto komente, pas njoftimit se presidenti George Bush do t'i drejtohet kombit të mërkurën në mbrëmje, për ta bërë publik planin e tij të ri për luftën në Irak.
"Jam takuar me presidentin javën e kaluar ku e kam bërë të qartë kundërshtimin tim për rritjen e numrit të trupave në Irak. Nuk mendoj se 15 apo 20 mijë ushtarë më shumë do të bëjnë ndryshim në Bagdad apo Irak. Ajo që do të bënte ndryshim është marrëveshja politike e arritur mes shiitëve, sunitëve dhe kurdëve në Irak", tha Obama.
XS
SM
MD
LG