Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqësuesi i Lartë i BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri Javier Solana ka biseduar me zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Kombeve të Bashkuara për "zhvillimet lidhur me Kosovën pas zgjedhjeve në Serbi".
Burime të BE-së në Bruksel kanë thënë se Solana, i cili sot e përfundon vizitën në Nju Jork, është në një vijë me amerikanët dhe faktorët tjerë në bashkësinë ndërkombëtare, për sa i përket çështjes së Kosovës.
"Të gjithë ne, amerikanët dhe evropianët, mendojmë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të jenë sa më unikë" për çështjen e Kosovës, kanë thënë bashkëpunëtorët e kryediplomatit evropian.
XS
SM
MD
LG