Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara thonë se së paku një lider i dyshuar i al-Kaidës ndoshta është vrarë në sulmet ajrore amerikane në Somali. Raportohet se zyrtarët amerikanë kanë thënë se cak i këtyre sulmeve, që ishin ndërmarrë të hënën në mëngjes, kishin qenë liderët e lartë të al-Kaidës, përgjegjës për bombardimin e ambasadave të Shteteve të Bashkuara në Kenia dhe në Tanzani, në vitin 1998. Agjencia AP raportoi se zyrtarët amerikanë kanë thënë se nga sulmet e së hënës janë vrarë 10 vetë.
XS
SM
MD
LG