Ndërlidhjet

PRISHTINË


Të premten, më 12 janar, Grupi Politik i Nexhat Dacit do të formoj një parti të re politike, që del si krah i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Lulëzim Zeneli ka konfirmuar se të premten, në Prishtinë do të mblidhet Këshilli Nismëtar për formimin e kësaj partie politike, me në krye Nexhat Dacin. Partia e re politike e Nexhat Dacit mëton të kultivoj vazhdimësinë e konceptit politik të themeluesit të LDK-së dhe presidentit Ibrahim Rugova, tha Lulëzim Zeneli.
Sipas Alush Gashit, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, formimi i kësaj partie nuk do të ndikojë në funksionimin e LDK-së si partia më e madhe parlamentare.
XS
SM
MD
LG