Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


NATO-ja është e mendimit se nuk mund të ketë më vazhdim apo shtyrje të procesit për gjetjen e statusit të Kosovës, dhe mbështet qëndrimet e Martti Ahtisaarit për të vazhduar dhe për të paraqitur sa më shpejtë të jetë e mundur propozimet për zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Kështu ka thënë sot në Bruksel zëdhënësi i aleancës James Apathuraj, duke folur pas takimit të Këshillit të Përhershëm të NATO-s.
Ndërkohë bëhet e ditur se ministrat e Jashtëm të NATO-s pritet të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm më 26 janar për të diskutuar lidhur me zhvillimet në Afganistan dhe Kosovë.
XS
SM
MD
LG