Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Komiteti i Shteteve të Bashkuara për Marrëdhënie me Jashtë ka filluar sot seancat dëgjimore për mënyrën e sjelljes së administratës së presidentit Bush në luftën në Irak. Kreu i këtij komiteti senatori Joseph Biden tha se "fitorja e demokratëve në zgjedhjet e nëntorit tregoi se votuesit amerikanë presin ndihmë për tërheqje nga Iraku".
"Sot ne jemi këtu bashkë për shkak të një çështjeje që dominon në debatin tonë kombëtar, që thjesht reduktohet vetëm në një fjali: Çfarë opsionesh na mbeten që t'i realizojmë dy qëllimet tona, t'i sjellim forcat amerikane në shtëpi duke lënë pas vetës një Irak stabil", tha senatori Biden.
Në seancat dëgjimore pritet të dëshmojnë edhe Sekretarja e Shtetit Condoleezza Rice, Sekretari i Mbrojtjes Robert Gates, si dhe zyrtarë tjerë ushtarak dhe ekspertë.
XS
SM
MD
LG