Ndërlidhjet

UASHINGTON


Pas fjalimit të presidentit Bush, senatori demokrat, Richard Durbin e dha deklaratën kundërshtuese të partisë së tij. Ai tha se shtimi i forcave të Shteteve të Bashkuara nuk do ta qetësoj Irakun.
- 20 mijë ushtarë amerikanë janë pak për ta përfunduar këtë luftë civile në Irak dhe shumë amerikanë rrezikojnë jetën, ndërsa shumë prej tyre tashmë e kanë humbur atë. Është koha për presidentin Bush që të ballafaqohet me realitetin në Irak, e realiteti është ky: Amerika ka paguar çmim të lartë. Ne kemi paguar me jetën e më se 3000 ushtarëve tanë, ne kemi paguar me sakrificën e femrave dhe meshkujve në uniforma dhe ne kemi paguar me taksa në dollarë nga familjet e Amerikës, tha senatori Durbin.
XS
SM
MD
LG