Ndërlidhjet

LONDËR/SIDNEJ


Britania dhe Australia kanë mirëpritur planin e presidentit Bush për dërgimin e trupave shtesë në Irak, por thonë se këto dy vende nuk do të dërgojnë më tepër trupa të veta në këtë vend.
- Nuk është synimi jonë, në këtë kohë, të dërgojmë më tepër trupa. Ne shpresojmë të vazhdojmë të bëjmë progres në Basra dhe tu japim më tepër përgjegjësi elementeve të forcës së Irakut, tha zonja Beckett.
Kryeministri i Australisë, John Howard ka mbështetur planin e presidentit amerikan, George Bush, por tha se Australia nuk ka plane për dërgimin e më shumë trupave të veta. Zoti Howard tha se humbja e Amerikës ose e Perëndimit në Irak do ta nxiste terrorizmin dhe do të kishte pasoja të papara për stabilitetin në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG