Ndërlidhjet

DREZDEN


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari sot dhe nesër në Drezden të Gjermanisë do të bisedojë me drejtorët politikë të ministrive të jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, njoftoi zëdhënësi Remi Durlo.
Ai tha se ky do të jetë takim i rregullt i drejtorëve politikë, në të cilin e vetmja temë do të jetë Kosova. "Kur e mori presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, Gjermania theksoi se njëri nga prioritetet është zgjidhja e statusit të Kosovës", tha Remi Durlo, zëdhënësi i të dërguarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari.
XS
SM
MD
LG