Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe ish kryeministri Fatos Nano kanë dalë me një deklaratë të përbashkët për krizën politike.
Të dy deklaruan se vendi patjetër duhet të futet në zgjedhje, dhe u bënë thirrje forcave politike që të mbështesin votimin me çertifikatë dhe një mjet identifikimi, ashtu siç bënë në zgjedhjet e 3 korrikut.
Sipas kryeministrit Berisha, kjo deklaratë i vendos interesat e Shqipërisë para interesave personale të elementëve të veçantë.
Nano tha se arsyeja e takimit të tij me Berishën është sjellja e një fryme të re në politikën shqiptare, që vendi të mos mbahet peng i anktheve apo interesave minore.
XS
SM
MD
LG