Ndërlidhjet

ATHINË


Policia në Athinë njoftoi se ambasada e Shteteve të Bashkuara është goditur mëngjesin e sotëm me raketë duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Autoritetet greke thanë se kanë marrë një telefonatë anonime, në të cilën përgjegjësinë për sulmin e ka pranuar grupi majtist gueril "Lufta Revolucionare".
Ambasadori amerikan në Athinë, Charles Ries tha se hetimet rreth incidentit po vazhdojnë.
"Unë nuk kam qenë këtu në kohën e shpërthimit. Policia është duke i zhvilluar hetimet dhe duke i mbledhur të dhënat, ndërsa qëllim i imi është ta hapim ambasadën sa më shpejtë të jetë e mundur", tha Ries.
XS
SM
MD
LG