Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Ligjëvënës nga Partia Demokratike dhe ajo Republikane kritikuan planet e presidentit George Bush për të dërguar më shumë se 20 mijë trupa shtesë në Irak. Senatori republikan Chuck Hugel, tha se presidenti Bush, rrezikon ta bëjë "gabimin më të rëndë në politikën e Jashtme" që nga përfshirja e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Vietnamit.
Ndërsa senatori demokrat Joseph Biden tha: "Kemi shpresuar që në fjalimin e presidentit të dëgjojmë për kthimin e forcave amerikane në shtëpi, duke lënë prapa një Irak të stabilizuar. Dhe në vend të kësaj, dëgjuam plane për përshkallëzimin e luftës, dhe jo vetëm në Irak por ndoshta edhe në Iran e Siri. Besoj se plani i presidentit nuk është zgjidhje por gabim tragjik", tha senatori Biden.
Rritjen e numrit të trupave amerikane në Irak e komentoi edhe kryeministri britanik Tony Blair.
"Duke i parë rrethanat aktuale në Bagdad mendoj se rritja e numrit të trupave është e arsyeshme", tha Blair.
XS
SM
MD
LG