Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Pakistani ka hedhur poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara se po strehon liderët e al-Kaidës. Këto komente i ka bërë sot, zëdhënësi ushtarak pakistanez, Shaukat Sultan, duke iu referuar deklaratës së drejtorit në largim të agjencive të zbulimit të Shteteve të Bashkuara, John Negroponte, se Pakistani, megjithqë aleat kryesor amerikan, ishte strehë për liderët e lartë terroristë. Njëherësh, sot ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Richard Boucher u takua me presidentin pakistanez, Pervez Musharraf në Islamabad për të diskutuar për çëshjtet e sigurisë në rajon.
XS
SM
MD
LG