Ndërlidhjet

LOS ANXHELOS


Në opinionin sportiv botëror sot vazhdon të komentohet lajmi se ylli i futbollit, David Beckham ka nënshkruar kontratën me një klub amerikan. 31 vjeçari Beckham këmbëngulë se në klubin Los Anxhelos Galaksy nuk ka shkuar për të holla por për ta ndihmuar zhvillimin e këtij ekipi:
- Nuk dëshiroj të shkoj në Amerikë si 34 vjeçar sepse njerëzit do të thonin se ja, ai vetëm po shkon atje për të holla. Kjo nuk është ajo që dua unë. Po shkoj atje me shpresë për ta zhvilluar klubin dhe ekipin që ka shumë potencial, tha David Beckham.
XS
SM
MD
LG