Ndërlidhjet

BERLIN


Ministri i jashtëm i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier ka thënë se është i sigurtë se propozimi i Martti Ahtisaarit "nuk do të jetë i paqartë". "Ndoshta ky propozim do të nxisë ndonjë pakënaqësi si në Serbi ashtu dhe në Kosovë, por asgjë tjetër as nuk mund të pritet", i ka thënë ai televizionit gjerman dhe ka shtuar se "nëse ky do të jetë propozim i cili garanton stabilitet të Kosovës në të ardhmen dhe i cili, nga ana tjetër, duhet të përmbajë elemente që Serbisë do ti mundësoj që ta ruajë fytyrën, atëherë me gjasë mund të paramendojmë se çfarë elementesh do të përmbajë propzimi i Ahtisarit". Zoti Steinmeir tha se para Bashkimit Evropian do të paraqiten kërkesa të caktuara, pas propozimit të Ahtisarit për statusin e Kosovës". Në këtë aspekt ai tha se BE-ja, "do ti marrë veprimtaritë të cilat tash i organizon OKB-ja dhe kështu të ndihmoj në zhvillimin e shtetit juridik në Kosovë".
XS
SM
MD
LG