Ndërlidhjet

SHKUP


I dërguari i Kombeve të Bashkuara, Mathew Nimitz sot në Shkup, është takuar me zyrtarët më të lartë të Maqedonisë. "Ne kemi diskutuar çështjen e emrit të aeroportit, që është shqetësuese për Greqinë", tha zoti Nimitz dhe shtoi se pozicioni i Maqedonisë është "shumë i ndryshëm". Ai tha se "çështja e emrit duhet të trajtohet me më shumë ndjeshmëri". Tash sa kohë Athina e kundërshton emrin e Maqedonisë, pasi thotë se në Greqi ekziston territori me po këtë emër. Por, së fundit, Greqia ka shprehur shqetësim për shkak se aeroportit të Shkupit i është dhënë emri Aleksandri i Madh.
XS
SM
MD
LG