Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan, George Bush ka thënë sot se ata që e kundërshtojnë planin e tij të ri për dërgimin e më tepër ushtarëve në Irak, duhet të ofrojnë një alternativë. Këto komente presidenti Bush i bëri në fjalimin e tij javor në radio. Ai mëtutje tha se është "papërgjegjësi" të "kundërshtohet çdogjë e të mos propozohet asgjë". Zoti Bush, këtë javë, e shpalli planin sipas të cilit do të dërgohen edhe 21500 trupa shtesë në Irak. Liderë të Partisë Demokratike opozitare dhe disa ligjëvënës nga Partia Republikane e presidentit Bush e kanë kritikuar planin "duke e cilësuar si "përshkallëzim" të luftës dhe kanë thënë se ai nuk do të funksionoj. Presidenti Bush tha se shkurtimi i fondeve as që duhet të merret në konsiderim pasi do ti dëmtonte trupat.
XS
SM
MD
LG