Ndërlidhjet

logo-print

XHAKARTË


Zyrtarë shëndetësorë në Indonezi thanë se edhe dy femra kanë vdekur nga gripi i shpezëve. Kështu numri i njerëzve të vdekur nga ky grip në Indonezi arriti në 61, që është më i larti në botë. Ekspertët mjekësorë thonë se pjesa më e madhe e infektimeve me gripin e shpezëve ka ndodhur pasi viktimat kishin qenë në kontakt me shpezët e sëmura. Prej vitit 2003, në mbarë botën janë shënuar më se 150 raste të vdekjes së njerëzve nga gripi i shpezëve.
XS
SM
MD
LG