Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, do të takohet nesër në Bruksel me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hoop Scheffer dhe me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme
dhe Siguri, Havier Solana.
Sejdiu fillon nesër vizitën në Bruksel me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Scheffer, me të cilin, Sejdiu ka pohuar se do të bisedoj lidhur me nevojën e pranisë ushtarake të KFOR-it në Kosovë edhe në të ardhmen. Ndërkaq me Havier Solanën është paralajmëruar të bisedohet në lidhje me procesin e aktual politik dhe rolin që BE-ja do të ketë në Kosovë pas zgjidhjes së statusit.
XS
SM
MD
LG