Ndërlidhjet

RAMALLAH


Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleezza Rice tha se Uashingtoni, është thellësisht i përkushtuar në gjetjën e mënyrave për përshpejtimin e procesit të ngecur të paqes në Lindjen e Mesme. Rice i bëri këto komente pas takimit me presidentin e autoritetit palestinez Mahmud Abas në Ramallah të Bregut Perendimor.
Nga ana tjetër lideri palestinez Mahmud Abbas e përsëriti qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve nëse nuk arrihet marrëveshje me lëvizjen Hamas për formimin e qeverisë së unitetit.
Ndërkohë, Favzi Barhom nga Lëvizja Hamas, tha se sekretarja Rice, duhet të promovojë unitet ndërmjet palestinezëve e jo ndarje.
"Deri tash, sekretarja Rice ka ardhur për të përkrahë njërën anë të popullit palestinez kundër krahut tjetër", tha Barhom.
XS
SM
MD
LG