Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Autoritetet në Teheran kërkuan lirimin e menjëhershëm të 5 iranianëve të arrestuar nga forcat amerikane në Irak. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Mohammad-Ali Hosseini tha se 5 të arrestuarit janë pjesëtarë të konsullatës së Iranit në Irak.
"Amerikanët duhet t'i lirojnë menjëherë 5 iranianët e arrestuar dhe të paguajnë dëmshpërblim për dëmet që i kanë shkaktuar në zyrat tona në Arbil të Irakut", tha Ali-Hosseini.
Thirrja e autoriteteve iraniane erdhi pas njoftimit se trupat amerikane arrestuan 5 persona të ndërlidhur me Gardën Revolucionare të Iranit.
Shtetet e Bashkuara, ka kohë që e akuzojnë Iranin për ndërhyrje në çështjen e Irakut, duke u ofruar armë dhe trajnime militantëve shiitë.
XS
SM
MD
LG