Ndërlidhjet

AMMAN


Mbreti i Jordanisë i tha sot Sekretares së Shtetit Condoleezza Rice se Uashingtoni duhet të jetë më aktiv në ringjalljen e përpjekjeve paqësore izraelito-palestineze. Mbreti Abdullah gjithashtu paralajmëroi se dhuna mund të shkallëzohet nëse nuk gjendet zgjidhje për konfliktin.
Më herët, Rice u takua në Ramallah me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas. Pas takimit, ajo tha se Uashingtoni është thellësisht i përkushtuar në gjetjën e mënyrave për përshpejtimin e procesit të ngecur të paqes në Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG