Ndërlidhjet

BRUKSEL


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u takua sot në Bruksel me përfaqësuesin e Lartë të BE për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Javier Solana, ndërsa gjatë ditës do të takohet edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jaap de Hoop Scheffer.
Pasdite z. Sejdiu pritet të takohet edhe me Komisionierin për Zgjërim të BE-së, Oli Rehn.
Kosova do të jetë një ndër temat e takimit edhe të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Robert Gates me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer.
XS
SM
MD
LG