Ndërlidhjet

PRISHTINË


Si anëtare e Këshillit të Sigurimit gjatë këtij viti, Belgjika do të përkrahë Martti Ahtisaarin në definimin e zgjidhjes së balansuar, reale dhe të qëndrueshme për të ardhmen e Kosovës, tha Zyra ndërlidhëse e Mbretërisë së Belgjikës në Prishtinë.
Në komunikatë thuhet se Belgjika e kupton vendimin për të shtyrë shpalljen e zgjidhjes deri pas zgjedhjeve në Serbi, ndërsa vlerësohet se është e domosdoshme që statusi i Kosovës të qartësohet sa më shpejtë të jetë e mundur.
Belgjika gjithashtu e mbështet praninë e ardhshme ndërkombëtare në Kosovë me një pushtet të fuqishëm ekzekutiv, thuhet më tej në komunikatë.
XS
SM
MD
LG