Ndërlidhjet

NOVI SAD


Udhëheqësi i Listës Serbe, Oliver Ivanoviq ka vlerësuar se në Kosovë nuk do të ketë dhunë pas shpalljes së statusit përfundimtar, ndërsa gjithashtu i ka kritikuar disa politikanë të Serbisë që përdorin "retorikë të zjarrtë" për Kosovën në fushatën parazgjedhore.
"Nuk jam i sigurtë se retorika e zjarrtë mund të jetë bazë e mirë për vazhdimin e bisedimeve me Prishtinën, e sidomos për ndërtimin e marrëdhënieve të reja me bashkësinë shqiptare në Kosovë, gjë që është domosdoshmëri", ka thënë Ivanoviq për të përditshmen e Novi Sadit, Dnevnik.
XS
SM
MD
LG