Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Irak, Zalmay Khalilzad tha se ekzekutimi i dy ish ndihmësve të lartë të Saddam Husseinit ishte plotësisht çështje irakiane, me shumë pak involvim të Shteteve të Bashkuara. Ky "ishte një proces irakian. Ishte një vendim irakian, një ekzekutim irakian", tha zotit Khalilzad. Forcat e Shteteve të Bashkuara i kishin mbajtur të dy personat gjatë procesit të tyre për krime kundër njerëzimit, dhe sikur që ishte vepruar edhe me Saddam Husseinin, para dy javësh, trupat amerikane i kishin transportuar ata deri në vendin e ekzekutimit, kanë thënë burime qeveritare.
XS
SM
MD
LG