Ndërlidhjet

PRISHTINË


Prishtina pret që rekomandimet e Ahtisaarit të jenë rekomandime që do të prezantojnë substancën e shtetit të ri të ardhshëm të Kosovës, ka pohuar sot kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi. Këto komente, Thaçi i bëri pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin amerikan, William Walker, ish-shef i misionit verifikues të OSBE-së në Kosovë, gjatë vitit 1999. Ai tha se “me rëndësi nuk janë procedurat, por substanca e cila do të jetë në përputhshmëri me realitetin e shtetit të ri të ardhshëm".
Ndërkohë, ambasadori William Walker tha se po i kuptonte frustrimet e njerëzve në Kosovë, pasi që procesi i definimit të statusit po ecën shumë ngadalë. Mirëpo, ai shprehu bindjen se pavarësisht dinamikës së ngadalshme të zgjidhjes së statusit, Kosova, mund të jetë optimiste se po ecën drejt realizimit të aspiratave të saj.
XS
SM
MD
LG