Ndërlidhjet

BEOGRAD


Plani i Ahtisaarit për statusin përfundimtar të Kosovës me siguri do të prezantohet pas zgjedhjeve në Serbi ka thënë presidenti serb Boris Tadiç duke ripërsëritur qëndrimin e Beogradit lidhur me statusin e ardhshëm të Kosovës.
"Për ne pavarësia është e papranueshme, qoftë e kushtëzuar apo e pa kushtëzuar. Kjo për shkak se konsiderojmë që, në planin afatgjatë, pavarësia e Kosovës do të shkaktoj jo stabilitet në Ballkan, dhe jo vetëm për shkak se e mbrojmë integritetin e vendit tonë", ka thënë Tadiç pas takimit me ministren e Jashtme të Greqisë, Dora Bakoyanis.
XS
SM
MD
LG