Ndërlidhjet

MITROVICË


Serbia nuk guxon të jetë udhëheqëse e luftërave, por e zhvillimit ekonomik në gjithë rajonin, thanë sot në Mitrovicë zyrtarë të Partisë Demokratike Serbe të kryetarit Boris Tadiq. Ata i bënë këto vlerësime në një tubim parazgjedhor në pjesën veriore të Mitrovicës, në kuadër të fushatës për zgjedhjet parlamentare të 21 janarit në Serbi.
Partitë politike të Serbisë kanë nisur fushatat zgjedhore në disa enklava serbe në Kosovë, duke u përqendruar kryesisht në pjesën veriore të Mitrovicës, ku edhe është numri më i madh i serbëve që votojnë për zgjedhjet e Serbisë.
XS
SM
MD
LG