Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD/LONDËR


Kombet e Bashkuara njoftuan se gjatë vitit 2006 në Irak janë vrarë më shumë se 34 mijë veta.
"Krahasuar me numrin e të vrarëve në shtator dhe tetor 2006, është shënuar një rënie e lehtë. Megjithatë, dhuna nuk është ndalur duke vazhduar të marrë jetët e një numri shumë të madh të njerëzve të pafajshëm", tha shefi i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Irak Gianni Magazzeni.
Shifrat e publikuara, kryeministri britanik Tony Blair i quajti tragjike.
"Qindra mijëra njerëz të pafajshëm janë vrarë gjatë regjimit të Saddamit. Tani mijëra prej tyre po vriten nga terroristët e brendshëm të lidhur me ata të jashtëm. Pra nuk janë ushtarët amerikanë apo britanikë ata që po i vrasin njerëzit e pafajshëm", tha Blair.
Ndërkohë bëhet e ditur për 10 studentë të vrarë pas shpërthimit të një makine bombë pranë Universitetit në Lindje të Bagdadit. Më herët policia njoftoi për 15 të vrarë, përfshi dy policë.
XS
SM
MD
LG