Ndërlidhjet

BEOGRAD


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Beograd, Majkël Polt ka deklaruar se Kosova "qartas" është pengesë e Serbisë në rrugën e saj kah Bashkimi Evropian. "Nëse nuk e zgjidhni konfliktin e Beogradit me Prishtinën, Kosova nuk do të shkoj kah BE-ja, por as Serbia", i tha zoti Polt gazetës Politika. Ai mëtutje tha se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që zgjidhja për Kosovën të realizohet shpejtë, duke shtuar se populli i Kosovës ka të drejtë për ta ditur ardhmërinë e tij. I pyetur se se a është pavarësia e Kosovës pjesë e kësaj ardhmërie, ambasadori Polt u përgjigj se "ajo mund të jetë e tillë, por mund të jetë edhe ndonjë mundësi tjetër" dhe përkujtoi se vendimi ende nuk është marrë.
XS
SM
MD
LG