Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Përfaqësuesit e forcës shumëkombëshe të KFOR-it në Kosovë i kanë përgënjeshtruar sot deklaratat e botuara në media të ndryshme për praninë e forcave paramilitare në Kosovë. "KFOR-i bashkë me policinë vendore dhe atë ndërkombëtare janë garantuese të një gjendje stabile të sigurisë, përfshi edhe pjesën veriore të Kosovës", tha zëdhënësi i KFOR-it Reiner Sienger. Ai shtoi se "në prag të vendimit për statusin e Kosovës, KFOR-i dhe organet tjera të sigurisë garantojnë se në Kosovë do të ketë një gjendje stabile".
Sienger më tej tha se "KFOR-i do të vazhdoj të mbetet vigjilent lidhur me çdo aktivitet të individëve apo grupev të caktuara që përpiqen të prishin gjendjen e sigurisë".
XS
SM
MD
LG