Ndërlidhjet

MITROVICË


Dy tubime parazgjedhore të partive nga Serbia që janë mbajtur në pjesën veriore të Mitrovicës dhe në Zveçan kanë dërguar porosi që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, duke e cilësuar ruajtjen e Kosovës në Serbi, synimin e tyre primar politik. Partia Socialdemokratike e Serbisë, e ish-kryetarit të Qendrës Koordinuese të Serbisë për Kosovës Nebojsha Çoviq ka mbajtur një tubim parazgjedhor në Zveçan. Çoviq u ka thënë të tubuarve se Evropa mundet pa Serbinë, por jo edhe Serbia pa Evropën.
Tubim parazgjedhor ka mbajtur sot në pjesën veriore të Mitrovicës edhe Partia Radikale Serbe e Vojislav Sheshelit.
XS
SM
MD
LG