Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zëdhënësja e Komisionit Evropian Kristina Naxh i ka përgënjeshtruar raportet e gazetës parisiene 'Mond', sipas së cilës Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oli Rehn, ka parapëlqyer që vazhdimi i negociatave të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Serbinë të kushtëzohet me "fatin e Kosovës", me të cilën "do t'i bëhej presion Beogradit".
'Mond' gjithashtu shkroi se "në momentin kur i dërguari i Kombeve të Bashkuara, Martti Ahtisaari, më 26 janar duhet ti paraqesë propozimet për shkallën e pavarësisë, që duhet ti jepet Kosovës, Bashkimi Evropian përpiqet ta evitoj çfarëdo krize të mundshme me Serbinë dhe aleatin e saj, Rusinë". Në artikullin me titull "BE-ja e brengosur për shkak të lidhjes Moskë-Beograd lidhur me çështjen e statusit të Kosovës", theksohet se "Moska kërcënohet se do të paraqesë veto në secilin propozim që shqiptarëve të Kosovës t'u jepet pavarësia".
XS
SM
MD
LG