Përfaqësuesi i Bashkimit i Evropian në Kosovë do ta ketë të drejtën e vetos ndaj vendimeve të qeverisë, si dhe për t'i ndërruar zyrtarët që nuk e respektojnë marrëveshjen për statusin e Kosovës, njofton agjencia Associated Press duke u bazuar në një raport të Komisionit Evropian. Në këtë raport theksohet roli që Bashkimi Evropian do ta ketë në Kosovë pasi të jetë zgjidhur statusi final.