Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Përforcimi i sigurisë dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit Perendimor është një nga çështjet kyçe të Gjermanisë që kryeson Bashkimin Evropian, tha ministri i Jashtëm gjerman Frank Valter Steinmeier.
Duke folur para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Steinmeier tha se veçanarisht duhet pasur parasysh të drejtat e banorëve jo shqiptarë në Kosovë.
"Stabiliteti në Kosovë do të arrihet vetëm atëherë kur shumica shqiptare të gjejnë një zgjidhje të pranueshme kompromisi", tha Steinmeier për të shtuar se "stabiliteti poashtu do të zhvillohet vetëm atëherë kur minoriteti serb nuk e sheh vehtën si humbës të njëanshëm".
Shefi i diplomacisë gjermane ftoi të dyja palët që në mënyrë serioze dhe me vullnet të mirë të arrijnë marrëveshje.
"Pavarësisht se si do të duket zgjidhja, besoj se Kosova është rast i veçant, dhe nuk mund të shihet si precedent për rajonet tjera konfliktuoze", ka thënë Steinmeier.
XS
SM
MD
LG