Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Elektorati serb mund t'i refuzoj politikanët nacionalist në zgjedhjet e së dielës dhe ta injoroi bindjen e tyre se Serbia mund të ketë kontroll mbi Kosovën, ka thënë kryeministri i Kosovës Agim Çeku, në një artikull të botuar në 'International Herald Tribune'.
"Serbia rrezikon t'i humb të dyja, Kosovën dhe perspektivën evropiane nëse votuesit të dielën do t'i japin votën politikanëve radikal dhe nacionalistë", ka thënë Çeku, për të shtuar se "iluzioni se Kosova sërish do të jetë pjesë e Serbisë, është më mirë të lihet anash. Serbisë nuk i duhet Kosova me qëllim që ajo të lëviz drejt Evropës", ka thënë Çeku.
"Presim që Ahtisaari ta mohoj kërkesën e serbëve që Kosova të ketë autonomi të gjërë brenda kufijëve të Serbisë, ndërsa ti mbështes synimet e Kosovës për pavarësi", ka thënë kryeministri Çeku.
XS
SM
MD
LG