Ndërlidhjet

logo-print

BERLIN/PRAGË


Moti i lig me stuhi të fuqishme ka përfshirë mbrëmë disa vende të Evropës Perendimore dhe Qëndrore duke shkaktuar dëme të mëdha materiale dhe viktima në njerëz. Stuhia e fuqishme që ka arritur shpejtsinë deri në 200 kilometra në orë ka shkaktuar vdekjen e 33 personave.
"Ishte e vështirë t'i mbanim nën kontroll të gjitha pasi kishte shumë aksidente. Gjatë gjithë kohës ekipet emergjente ishin në terren dhe poashtu kemi pasur përkrahje edhe nga vullnertarët", tha një zjarrëfikës polak.
Në Britaninë e Madhe moti i lig ka shkaktuar vdekjen e së paku 12 vetave, 7 kanë vdekur në Gjermani, 3 në Çeki ndërsa viktimat tjera janë regjistruar në Holandë, dhe Francë.
Disa aeroporte dhe rrugë janë mbyllur, ndërsa dëmet materiale janë shumë të mëdha.
XS
SM
MD
LG