Ndërlidhjet

BAGDAD


Forcat irakiane të sigurisë njoftuan se kanë arrestuar një nga bashkëpuntorët e afërt të klerikut radikal shiit Moqtada Al-Sadr, i cili kërkohej për vrasje, kidnapime dhe tortura.
Arrestimi ndodhi në kohën kur në Irak po qëndron sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates.
Pas takimit me sekretarin Gates, komandanti në largim i forcave amerikane në Irak, gjenerali George Casey tha se arestimi i fundit tregon se qeveria irakiane po merr hapat e parë drejt ndëshkimit të militantëve shiitë.
Në zhvillime të tjera ushtria amerikane njoftoi për një ushtar të saj të vrarë dhe tre të plagosur pas një sulmi ndaj patrullës së tyre në Bagdad.
XS
SM
MD
LG