Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Bashkimi Evropian ka ftuar autoritetet turke t'i sjellin para drejtësisë përgjegjësitë për vrasjen e gazetarit turko-armen Hrant Dink.
"Jam thellësisht i shokuar dhe i pikëlluar nga ky akt brutal i dhunës. Dink, ishte gazetar i respektuar, i cili i ka mbrojtur qëndrimet e veta dhe ka bërë fushatë për liritë e shprehjes dhe për krijimin e një shoqëri të hapur në Turqi", tha Komisioneri për Zgjerim i BE-së Oli Rehn.
Vrasjen e tij e kanë dënuar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, OSBE-ja dhe ministria e Jashtme e Armenisë.
Dink, ishte kërcënuar shumë herë se do të vritet. Ai disa herë kishte dal para gjykatës në Turqi pasi kishte folur publikisht për vrasjet masive të armenëve nga turqët në fillim të shekullit 20-të.
XS
SM
MD
LG