Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shefi i diplomacisë serbe Vuk Drashkoviq ka thënë se i dërguari i KB për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, duhet të nxitë vazhdimin e bisedimeve për të gjetur një zgjidhje kompromisi për Kosovën.
"Z. Martti Ahtisaari nuk duhet të shpejtojë, sepse vendoset jo vetëm për statusin e Kosovës, por edhe për statusin e shtetit të Serbisë", thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme në Beograd.
Po sot, Drashkoviq ka deklaruar për gazetën franceze "Kroa" se nuk është e mundur që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës në këmbim të një rruge më të shkurtër drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian.
"Të gjithë në Evropë që e njohin historinë dhe traditën serbe, duhet ta dijnë se një tregëti e këtillë nuk është e mundur", ka thënë Vuk Drashkoviq.
XS
SM
MD
LG