Ndërlidhjet

ANKARA


Policia turke sot ka shpërndarë fotografi të njeriut që besohet të jetë vrasësi i Hrant Dink, gazetarit turk me origjinë armene.
Guvernatori i Stambollit Hilmi Guler i kërkoi ndihmë publikut për kapjen e të dyshuarit, ndërsa Ministri i Brendshëm Abdulkadir Aksu tha se ende nuk ka të dyshuar në paraburgim. Motivet e sulmit nuk janë konfirmuar, por kolegët dhe miqtë e të ndjerit shprehin dyshime në motive politike.
Mbrëmë mijëra turq marshuan në Stamboll në mbështetje të fjalës së lirë.
Vrasja është dënuar nga grupet për të drejtat e njeriut, qeveria e Armenisë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG