Ndërlidhjet

MANILA


Testet e mjekëve ligjorë konfirmuan vdekjen e liderit të grupit militant islamist Abu Sayyaf, i ndërlidhur me Al Kaidën, njoftoi ushtria e Filipineve.
Kreu i forcave të armatosura tha se testet e ADN, që u kryen në Shtetet e Bashkuara, treguan se trupi i gjetur në ujdhesën Jolo ishte i Khaddafi Janjalani.
Emri i tij ndodhej në listën amerikane të personave më të kërkuar për terrorizëm, dhe Shtetet e Bashkuara ofruan 5 milionë dollarë për kapjen e tij.
Besohet se Janjalani është vrarë në përleshjet me trupat filipinase në shtator.
XS
SM
MD
LG