Ndërlidhjet

BRUKSEL


Se si do të veprohet më tutje me çështjen e Kosovës, është tema e diskutimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në takimin që mbahet nesër. Takimi i tyre mbahet vetëm një ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi, të cilat do të tregojnë nëse ky vend Ballkanik ka vendosur për marrëdhënie më të afërta me pjesën tjetër të Evropës, apo t'i rikthehet të kaluarës nacionaliste. Blloku 27 anëtarësh do t'i përcjell nga afër rezultatet e këtyre zgjedhjeve me shpresën që pro-evropianët të fitojnë dhe t'i shtyjnë përpara reformat ekonomike si dhe të bashkëpunojnë plotësisht me Tribunalin e Hagës. "Këto zgjedhje janë një mundësi e mirë për Serbinë, për lëvizjen e saj drejt ardhmërisë evropiane", ka thënë Komisionieri për Zgjerim i BE-së Oli Rehn.
XS
SM
MD
LG