Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Armata amerikane njoftoi se 3 mijë e 200 ushtarë amerikanë kanë arritur në Bagdad, si pjesë e strategjisë së re të sigurisë, të publikuar nga presidenti George Bush. Nga zhvillime të tjera, së paku 5 civilë irakienë u vranë mëngjesin e sotëm në Bagdad pas shpërthimit të një bombe në autobusin me të cilin po udhëtonin. Ndërkohë njoftohet se një ushtar britanik është vrarë dhe katër janë plagosur pas shpërthimit të një bombe të vendosur në rrugë. Ky njoftim erdhi vetëm një ditë pasi 20 ushtarë amerikanë humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit, dhe në sulme të ndryshme.
XS
SM
MD
LG