Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot u bënë një vit nga vdekja e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova. Nën patronazhin e Presidencës së Kosovës, dita përkujtimore ka filluar mëngjesin e sotëm me homazhet pranë varrit të presidentit të ndjerë nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Agim Çeku dhe kryeparlamentari Kolë Berisha, homazhe këto që janë pasuar nga personalitetet tjera të jetës politike e publike. Duke folur për jetën dhe veprën e presidentit Rugova, në akademinë përkujtimore në Prishtinë, presidenti Fatmir Sejdiu, e ka quajtur z. Rugova themelues të shtetit të pavarur të Kosovës, ndërsa idetë e tij, busullë orientimi për ata që ka lënë pas. Ndërkaq shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker ka thënë se z.Rugova ishte forcë bashkuese dhe moderuese e Kosovës. Presidenti Sejdiu ka shpallë Ibrahim Rugovën hero të Kosovës.
XS
SM
MD
LG