Ndërlidhjet

SOÇI, RUSI


Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha sot se ajo nuk do të dëshironte që përpjekjet për ta zgjidhur statusin e Kosovës, ta destabilizonin situatën në Serbi. Ajo këto komente i bëri pas takimit me presidentin e Rusisë Vlladimir Putin në Soçi të Rusisë. Siç raporton agjencia Reuters, ajo poashtu dëshiron që Kosova të gëzoj progres të ngjashëm me Bosnjën, Slloveninë dhe Maqedoninë. "Ne do të dëshironim që ajo që ishte arritur për këto vende të arrihet poashtu edhe në Kosovë, por jo me rezultat që do të kishim destabilizim komplet të Serbisë", tha zonja Merkel dhe shtoi se "ne duhet të vazhdojmë në mënyrë inteligjente, kjo është poashtu edhe në interes të Bashkimit Evropian". Në këtë aspekt, ajo tha se shpreson se "forcat demokratike në Serbi do të forcohen nga zgjedhjet" e sotme. Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin tha se vendi i tij do ta mbështesë propozimin ndërkombëtar për statusin final të Kosovës, vetëm nëse ai do të jetë i pranueshëm për të dy palët. "Rusia mendon se është e papranueshme të imponohet vendimi nga jashtë për statusin e Kosovës. Zgjidhja afatgjatë e problemit mund të arrihet vetëm nëse vendimi është i kënaqshëm për Beoogradin dhe Prishtinën", tha zoti Putin në konferencën e përbashkët për shtyp.
XS
SM
MD
LG