Ndërlidhjet

STAMBOLL


Raportohet se turku 17 vjeçar Ogun Samast u ka thënë hetuesve policorë se ai ka vrarë gazetarin armeno-turk, Hrant Dink, pasi ai i kishte ofenduar turqit. Rrjeti televiziv CNN turk ka raportuar se ky i ri nuk ka shprehur keqardhje për vrasjen, që ishte bërë të premten, jashtë zyrës së gazetarit në Stamboll. Hrant Dink kishte ftuar turqit që ta pranojnë rolin e tyre në masakrat kundër Armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore. Komentet e këtilla nacionalistët turkë i shohin si ofendim i krenarisë kombëtare.
XS
SM
MD
LG