Ndërlidhjet

BRUKSEL


Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Javier Solana shfaqi shpresën që zgjedhjet në Serbi do të çojnë drejt formimit të shpejtë të një qeverie prodemokratike përkundër fitores së Partisë Radikale.
"Shumica e zgjedhësve votuan për forcat prodemokratike dhe proevropiane, dhe ne shpresojmë shumë se do të ketë formim të shpejtë të qeverisë", tha Solana, për të shtuar se është tepër herët të vlerësohet ndikimi i zgjedhjeve në statusin e ardhshëm të Kosovës.
"Shpresoj shumë se do të formohet një qeveri, e cila do të jetë në të njëjtën vijë me Bashkimin Evropian", tha Solana me të arritur në Bruksel në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të diskutohen zgjedhjet në Serbi, Kosova dhe marrëdhënet e unionit me Beogradin.
Ministri i Jashtëm i Holandës Ben Bot tha se "fakti se Boris Tadiq e dyfishoi pozicionin e tij në parlament është shumë i rëndësishëm sepse nënkupton se serbët janë të interesuar për kursin pro-evropian".
Ndërkaq shefi i diplomacisë gjermane Frank-Walter Steinmeier tha se së shpejti një delegacion i lartë i BE-së mund të vizitojë Beogradin.
XS
SM
MD
LG