Ndërlidhjet

BRUKSEL


Zgjedhjet e djeshme parlamentare në Serbi dhe vazhdimi i procesit të përcaktimit të statusit të Kosovës janë temat për të cilat janë duke diskutuar sot në Bruksel ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian.
Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Javier Solana shfaqi shpresën që zgjedhjet në Serbi do të çojnë drejt formimit të shpejtë të një qeverie prodemokratike përkundër fitores së Partisë Radikale.
"Shumica e zgjedhësve votuan për forcat prodemokratike dhe proevropiane, dhe ne shpresojmë shumë se do të ketë formim të shpejtë të qeverisë", tha Solana, për të shtuar se është tepër herët të vlerësohet ndikimi i zgjedhjeve në statusin e ardhshëm të Kosovës.
Ministrja e Jashtme e Austrisë Ursulla Plasnik tha se zgjidhja e statusit të Kosovës tash është në proceset ndërkombtare. "Përgjegjësia në plan të parë është tek Martti Ahtisaari dhe ai është duke punuar në këtë drejtim me shumë kujdes, ndërsa Bashkimi Evropian dhe OKB-ja janë duke bashkëpunuar poashtu", tha Plasnik.
XS
SM
MD
LG